Sot, ne daten 13 korrik 2021, ora 11.00 deri 13.30 u zhvillua nje visite online monitoruese nga zyra Erasmus plus office ne Tirane. Objektivi i vizites ishte monitorimi dhe vleresimi i aktiviteteve te zhvilluara ne paketat e projektit Entral nga partneret shqiptare per 6 mujorin e pare si dhe vezhgimi i problematikave te hasura gjate implementimit te tij. Vizita u zhvillua ne platformen Microsoft Teams sipas nje axhende te pergatitur nga grupi i punes.: Znj. Ada Rama koordinatore e zyres, Znj. Elona Saraci specialiste e zyres dhe Z. Oltion Pengu expert dhe moderator i takimit. Partneret shqiptare prezantuan ne slide gjithe ecurine e projektit per periudhen e pare te raportimit duke evidentuar suksese dhe diskutime ne lidhje me paketat e punes. 23 pjesemarres ndoqen viziten monitoruese.